Kurbin, dhunonte vajzën e tij me mjete të forta, pranga 51-vjeçarit

Policia e Kurbinit kanë arrestuar kryefamiljarin 51-vjeçar, nën akuzën e ushtrimit të dhunës ndaj vajzës së tij.

Sipas policisë, shtetasi Viktor Kulla, banues në fshatin Shkopet, ushtronte dhunë fizike me mjete të forta ndaj vajzës së tij 16 vjeçe.

Përveçse i ka shkaktuar dëme serioze shëndetësore, 51-vjeçari ka kanosur me jetë edhe bashkëshorten e tij.

Në njoftimin zyrtar thuhet më tej se, pas arrestimit, materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Lezhës për akuzat “dhunë në familje”, “kanosje” dhe “dëmtime me dashje”.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *