Kukës, kapen me 3 kg kanabis, në pranga 5 persona

Gjatë mbrëmjes së djeshme Policia e Kuksit ka arrestiuar: Shkumbin Muslikaj, 19 vjeç, banues në fshatin Branog- Has; Hasan Jupa, 18 vjeç, banues në fshatin Gajrep- Has; Alban Shuti, 20 vjeç, banues në fshatin Bregov-Has; R.J., 17 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Velçë, Vlorë dhe Imerli Muslika, 34 vjeç, banues në fshatin Branog- Has.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Toyota”, me targa AA 786 CD, në afërsi të spitalit Kukës, u gjetën dhe iu sekustruan rreth 3 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, e futur në një valixhe, e cila po tentohej të shitej.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 kg lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva dhe automjeti tip “Toyota”, me targa AA786 CD, në pronësi të Hasan Jupës.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *