Ksera kërkon lirimin në Gjykatën e Lartë

Ish-ministri demokrat, Spiro Ksera, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, dhënë nga Gjykata e Tiranës dhe lënë në fuqi nga ajo e Apelit. Nëpërmjet avokatit të tij, Ksera i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Lartë, të cilës i kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” dhe lirimin nga qelia, ku ndodhet prej rreth një muaji.

Sipas Kserës, arrestimi i tij është i paligjshëm dhe masa e dhënë është ekstreme, pasi nuk ekziston rreziku i largimit të tij jashtë vendit apo prishjes së provave lidhur me hetimin që vijon ndaj tij.

Gjykata e Lartë pritet të hedhë shortin dhe të përcaktojë trupën e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë kërkesën e tij, shkruan sot GSH.

Ish-ministri Ksera akuzohet për abuzim me detyrën dhe përvetësim të rreth 30 milionë lekëve gjatë kohës kur drejtonte Ministrinë e Punës.

Abuzimi ka të bëjë me tendera fiktivë për kryerjen e aktiviteteve sociale për komunitetin rom, të cilat figurojnë në dokumente, por nuk janë zhvilluar kurrë.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *