Krujë, kërcënoi me armë, arrestohet në flagrancë 20 vjeçari

Policia e Krujës ka arrestuar në flagrancë një person që ka kanosur me armë zjarri një shtetas. Gjithashtu, ka shpallur në kërkim babain e kanosësit dhe dy kushërinjtë e tij.

Në pranga ka rënë Ronald Alushi, 20 vjeç, banues në Bushnesh të Krujës. Arrestimi i tij u bë pasi ditën e premte, në fshatin Bushnesh, pas një konflikti çasti, në bashkëpunim me babain e tij dhe dy kushërinjtë, ka kanosur me armë zjarri automatik duke gjuajtur në ajër në afërsi të lokalit të shtetasit H.K., 47 vjeç.

Ndërkohë, janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e bashkëpunëtorëve: A.Alushi, 50 vjeç (babai i autorit), A. Alushi, 23 vjeç (kushëriri i autorit) dhe F. Alushi, 27 vjeç (kushëriri i autorit).

Arrestimi i Ronald Alushit u realizua në afërsi të banesës së tij, ku iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provave materiale një armë zjarri automatik, një krëhër me 10 fishekë dhe një automjet tip Fiat me targa CD 439 AX. Nga veprimet hetimore të kryera në vendngjarje janë gjetur 2 gëzhoja dhe 2 fishekë të paplasur.

Fatmirësisht, nga kjo ngjarje nuk ka persona të dëmtuar.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *