Kreu i Gjykatës së Apelit letër Manjanit: Përjashtoni Gjin Gjonin

Plas sherri mes kreut aktual të Gjykatës së Apelit, Alaudin Malaj dhe anëtarit të KLD Gjin Gjoni.
Malaj iu drejtua me një letër ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, ku i kërkon përjashtimin e Gjin Gjonit nga KLD, për votimin e tij për kryetar të Gjykatës së Apelit.

“Në lidhje me procesin e vlerësimit të kandidaturës sime për Kryetar të Gjykatës së Apelit Tiranë, çmoj se pozicioni i z. Gjin Gjoni në detyrën e anëtarit të KLD-së, është në konflikt të hapur interesi. Kjo për arsye se, tashmë është bërë publik fakti që zoti Gjoni ka depozituar kallëzim penal ndaj personit tim, më datë 17 prill 2014, regjistruar në Prokurorinë e Përgjithshme me nr. 1264 Prot. Kjo çështje, pavarësisht se është pushuar nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim datë 24.04.2014, përbën një fakt serioz i cili ndikon në këtë vendimmarrje të veçantë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë duke minuar paanësinë dhe transparencën e kësaj vendimmarrjeje”,

Sipas Malajt, marrja pjesë e Gjin Gjonit në këtë proces përbën konflikt të hapur interesi.

“Përjashtimi i tij nga ky proces, duhet të bëhet për të hequr çdo dyshim për njëanshmëri në lidhje me ecurinë e procesit të vlerësimit të kandidaturës sime, me qëllim që ky proces të jetë sa më transparent, i drejtë dhe për të respektuar garancitë maksimale procedurale”, thuhet në kërkesë.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *