Kreshnik Spahiu në komisariat, lidhi me zinxhirë dyert e bashkisë

Aleanca Kuqezi ka protestuar mëngjesin e sotëm në dyert e Bashkisë Tiranë nën pretendimin se kryebashkiaku Veliaj ka zaptuar qytetin.

Me dryna dhe çekiçë, aktivistë të kësaj partie tentuan të lidhin çdo derë për të penguar hyrjen e Erion Veliajt në ambientet e Bashkisë Tiranë.

Ata janë përplasur fillimisht me forcat e policisë bashkiake, ndërsa në ndihmë të këtyre të fundit kanë mbërritur edhe efektivë të rendit.

Fill pas ngjarjes, kreu i AK është shoqëruar në ambientet e komisariatit numër 1. Burime nga ky komisariat njoftojnë se bashkë me Spahiun janë ndaluar edhe 3 aktivistë të tjerë.

Duke folur për mediat, Spahiu tha se ai është marrë nga zyra e tij ndërsa nuk ka dijeni për arsyet e shoqërimit.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *