Korçë, shkon në 14 numri i të pagosurve nga aksidenti i autobuzit

Ka shkuar në 14 numri i të plagosurve nga aksidenti që përfshiu një autobus ku po udhëtonin rreth 30 pasagjerë.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur pak orë më parë në aksin rrugor Korçë-Pojan, pranë fshatit Belorta.

Sipas të dhënave paraprake, bëhet e ditur se në aksident është përfshirë autobusi me targa ko 7353 B, i linjës Korcë-Orman, i cili është përmbysur për shkak të lagështirës. Mësohet se ka dyshime që shkak i daljes nga rruga të mjetit ka qenë një kalimtar dhe drejtuesit i autobusit për të shmangur shtypjen e këmbësorit, ka devijuar, duke bërë që mjeti të rrëshkas.

Sakaq, të plagosurit, mes të cilëve edhe dy fëmijë janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Korçës, për të marrë mjekimin e nevojshëm, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *