Korçë, autobusi del nga rruga, 6 persona të plagosur

Si pasojë e një aksidenti, një autobus ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur 6 persona. Ngjarja në fjalë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Korçë-Pojan, pranë fshatit Belorta.

Sipas të dhënave paraprake, bëhet e ditur se në aksident është përfshirë autobusi me targa ko 7353 B, i cili është përmbysur nga rrëshqitjet.

Sakaq, të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Korçës, për të marrë mjekimin e nevojshëm, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *