Kombinat, banesa përfshihet nga flakët, humb jetën i moshuari i paralizuar

Kombinat, banesa përfshihet nga flakët, humb jetën i moshuari i paralizuar

Policia ka bere me dije se diten e sotme ka rene zjarr ne nje banese ne Kombinat ku per fat te keq ka humbur jeten nje i moshuar. Zjarri mesohet se ka rënë në një banesë 3 katëshe, por ende nuk dihen shkaqet.

Njoftimi i policisë

Me datë 20.02.2018, rreth orës 17:10, në rrugën “Bedri Karapici”, në banesën e shtetasit M.K., rreth 80 vjeç i cili ndodhej në banesë i paralizuar, ka rënë zjarr.

Menjëhere në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja ku kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Shtetasi i mësipërm si pasoje e flakeve dhe asfiksisë nga tymi ka humbur jeten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.