KLD urdhëron hetim për gjyqtarin Petraq Curri, liroi Alket Hatiajn

KLD urdhëron hetim për gjyqtarin Petraq Curri, liroi Alket Hatiajn

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka urdhëruar hetim disiplinor për gjykatësin Petraq Curri, që liroi të ashtuquajturin nga mediat italiane si ‘Zoti i drogës’, Alket Hatiajn, duke rrëzuar prokurorinë e Durrësit.

Alket Hatiaj është dënuar 20 vjet për trafik droge në Itali dhe u arrestuar pak ditë më parë për arsye ekstradimi drejt Italisë por u lirua nga Gjykata.

KLD caktoi 2 inspektorë të kontrollojnë dosjen e Hatiajt, të cilët do të shkojnë në Gjykatën e Durrësit për të kryer hetime. Në përfundim të këtyre hetimeve do ketë raport final nga inspektorët.

Nisja e hetimit u kërkua nga ministri teknik i Drejtësisë Gazmend Bardhi. Në vendimin për lirimin e Hatiajt, gjykatësi Petraq Curri arsyetoi se ai e kishte kryer dënimin në Shqipëri.

Comments

Ne i duam komentet

1 Comment

  1. July 19, 18:25 #1 Eno

    si nuk jeni frik i thuj qe dramatizoni familjen e nje njeriu te pa fajdhem qe ka ber nhe dekat bureg per ket histori

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *