Kërcënohet me jetë Rudina Magjistari

Moderatorja e njohur Rudina Magjistari është kërcënuar me jetë në rrjetin social facebook.

Mësohet se Magjistari është kërcënuar me jetë me anë të mesazheve në rrjetin social “Facebook” nga një 37-vjeçare nga Durrësi, e cila është identifikuar si Viola Sala.

Gjithçka ka nisur që prej tetorit të vitit të kaluar, ku Sala me anë të mesazheve fyese dhe kërcënuese ka shqetësuar brenda këtij intervali kohor gazetaren.

Sakaq, fill pas kallëzimit të bërë nga ana e moderatores, forcat policore janë vënë në lëvizje dhe kanë nisur hetimet, ndërsa ka nisur procedimi penal për 37-vjeçaren. Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *