Kapet në Durrës 59 vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për “Krime Financiare”

Policia e Shtetit ka ndaluar një shtetas italian të shpallur në kërkim ndërkombëtar për “Krime Financiare”.

Kapja e tij u bë e mundur në sajë të një operacioni të organizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finaciar në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë e Posaçme Operacionale.

Shtetasi Stefano Giaciomelli, 59 vjeç u kap sot në Lagjen Nr. 13 Durrës, ku pasi u lokalizua në ambietet e banimit, u ekzekutua urdhëri ndërkombëtar i arrestit. 59 vjeçari i lindur në Bolognia/Itali banonte në lagjen Nr .13 Durrës.

Për këtë shtetas Gjykata e Turin (Torinos) Itali ka lëshuar urdhërin e arrestit për “Krime Financiare” në bashkëpunim, për të cilat parashikohet dënimi deri në 10 vjet burg.

Sturktuarat e Drejtorisë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Policinë e Shtetit po investigojnë aktivitetet e tij të dyshimta kriminale në fushën Ekonomike e Financiare dhe lidhjet e tij edhe në Shqipëri.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *