Kapet me 3 kg tritol të fshehura në shtëpi, arrestohet 55 vjeçari

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 55 vjeçar, pasi i’u gjetën në banesë 3 kg lëndë plasëse e dyshuar tritol e 100 kapësolla detonatore.

Poseduesi Gani Xhaja e kishte fshehur tritolin në shtëpinë e tij e pas kontrollit nga policia ai u arrestua në flagrancë.

Në shtëpinë e Xhajës u gjendën: 3 kg lëndë plasëse, e dyshuar si Tritol TNT dhe 100 Kapsolla detonatore. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *