Kapet gomonia me 7 kuintalë marijuanë, arrestohen 2 shqiptarë

Një gomone e fuqishme që transportonte shtatë kuintalë marijuanë me vlerë rreth shtatë milionë euro është sekuestruar pranë brigjeve të Barit nga ushtarakë të Repartit Operacional Ajror të “Guardia di Finanza”-s.

Dy shqiptarë nga Vlora, të identifikuar me inicialet T.K., 45 vjeç dhe D.Q., 40 vjeç, të cilët gjendeshin mbi bordin e gomones, janë vënë në pranga dhe akuzohen për trafik ndërkombëtar të narkotikëve si dhe për shkelje të normave të sigurisë së lundrimit.

Sipas një komunikate zyrtare nga “Guardia di Finanza”, ata u bllokuan pas një ndjekjeje të gjatë në det, në përpjekje për t’i shpëtuar policisë.

Në bordin e motoskafit gjendeshin edhe një numër i konsiderueshëm mbështjellësesh droge, si dhe disa bidonë benzine.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *