Kapen me 10 kg kanabis, pranga efektivit të burgjeve dhe një 28-vjeçari

Gjatë operacionit të koduar “FLASH”, uniformat blu kanë arrestuar një punonjës të policisë së Burgjeve dhe një person tjetër, pasi akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Në pranga janë vënë shtetasit Elton Lala, 29 vjeç, dhe Shkelzen, Duçka, 28 vjeç, ndërsa iu janë gjetur dhe sekuestruar 10 g lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Cannabis Sattiva”.

“Seksioni Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative ka arritur të dokumentojë veprimtarinë e paligjshme në fushën e narkotikëve të dy shtetasve të cilet u kapën në flagrancë në dalje të Tiranës, në afërsi të një qendre tregtare.

Aktivitetin e paligjshëm në drejtim të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, këta dy shtetas e ushtronin kryesisht në dalje të Kryeqytetit në zonën e Farkës. Kur janë konstatuar nga Policia, shtetasit ishin jashtë automjetit të tyre dhe ndërkohë njëri prej tyre largohet në këmbë në drejtim të rrethrrotullimit Tiranë-Elbasan por ndërhyrja e menjëhershme e forcave të policisë bëri bllokimin dhe ndalimin e tij. Elton Lala, u identifikua si punonjës policie dhe nga kontrolli i dokumentit të identifikimit rezultoi të jetë punonjës i Policisë së Burgjeve. Gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e mjetit janë gjetur dy qese të zeza të ngjitura me izolant me lëndë bimore të dyshuar Cannabis Sattiva”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

8.6 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Cannabis Sattiva”; pistoletë e shërbimit tip TT, model 56; dy krehër me 14 fishekë; një automjet i tipit “Mercedes-Benz “, me targa “TR 5686 I”; 4 telefona celular.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *