Kamioni përplas veturën, 3 persona të plagosur

Kamioni përplas veturën, 3 persona të plagosur

Një tjetër aksident ka ndodhur në Shqipëri, këtë herë në Mallakastër.
Një kamion është përplasur me një makinë, ndërsa për pasojë kanë mbetur të plagosur pasagjeret e mjetit tip “Volkswagen”, F.D, 55 vjeçe, E.D, 54 vjeçe dhe shtetasi A.D, 60 vjeç, banues në Mallakastër.

Të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Ballsh-Fratar, në vendin e quajtur “Greshicë”.

Urim Koliqi, 45 vjeç, banues në Durrës, duke drejtuar me kamionin u përplas me Volkswagen, me drejtues shtetasin Sh.P, 49 vjeç.

Policia ka ndaluar drejtuesin e kamionit Urim Koliqi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.