Kamëz, vidhnin makina përmes një “pulti magjik”, arrestohen dy të rinjtë

Janë arrestuar ditën e sotme Matilda Mërtiri 24 vjeçe lindur në Mat dhe me banim në Kamëz, dhe Dievis Muka 26 vjeç po me banim në Kamëz, pasi dyshohet se janë përgjegjës për një seri vjedhjesh të kryera nga ana e tyre, nga maji i 2015-ës deri në mars 2016 në Vorë edhe në Tiranë

Dy të rinjtë kishin një metodë të çuditshme vjedhje: Përmes një pulti që bllokon mbylljen e makinës me pult nga ana e shoferit, ata bënin të mundur të hapnin automjetet që donin të vidhnin pa pasur nevojë të thyen xhamat, duke shmangur kështu rrezikun e ndonjë alarmi.

Vjedhja e tyre e fundit është e 13 marsit të këtij viti në sheshparkimin e Qendrës Tregtare “City Park” në Vorë, ku në një makinë të parkuar aty, kanë marrë katër parfume të markave të ndryshme, një palë syze të markës Rayban me vlerë 260 euro si dhe një orë Rolex të cilat shoferi i ka pasur në kroskotin e mjetit.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *