Jeta në vilën bunker në Berat, si u zbulua nga policia italiane baroni i drogës

Jeta në vilën bunker në Berat, si u zbulua nga policia italiane baroni i drogës

Alket Hatija, apo baroni i drogës që jetinte në bunker i ruajtur me truproja ishte super i kerkuar ne Itali, i denuar me 20 vjet burg.

Gjatë periudhës janar 2003 – mars 2004, Hatija ka dërguar në shtetin fqinj 350 kg heroinë dhe 190 kg kokainë, e nisur nga Shqipëria e fshehur në kamionë me ngarkesa mallrash të ndryshme. Në total, nga shitja e sasisë së kësaj droge fitimi arrin në 35-45 milionë euro. Ndërkohë që ishte në kërkim, Hatija besohet se fshihej në Berat. Në bashkëpunim me autoritetet italiane, policia shqiptare arriti të gjente vendin ku fshihej.

Por, për shkak të dyshimeve se ai mund t’i shpë- tonte arrestimit nëse policia ndërhynte në vilën e tij luksoze në qytetin e Beratit, forcat e policisë çuan në fund planin e tyre gjatë një udhëtimi të tij për në Durrës, ku kishte lënë takim me një mik të tij.

Nga hetimet e autoriteteve italiane, Hatija trafikonte sasi rekord të kokainës, heroinës dhe marijuanës nga Amerika Latine.

Koka e grupit, “i paster”. Si u zbulua

Vetë Hatija, edhe pse ishte koka e grupit, ishte “i pastër”. Kjo pasi ai kurrë nuk kishte prekur një gram drogë. Por, Drejtësia italiane arriti të gjejë fakte për implikimin e tij, pas përgjimit të telefonit, ku Hatija ka folur për transportimin e një sasie të konsiderueshme droge në Itali.

Gjithashtu, 45-vjeçari kur transportonte sasi të konsiderueshme droge për në Itali, paraprinte vetë udhëtimet e korrierëve për t’u siguruar se gjithçka do të shkonte siç duhej. Autoritetet italiane ranë në gjurmët e tij nga fotografia e pasaportës që ka treguar gjatë një udhëtimi nga Shqipëria për në Portin e Ankonës.

Një emër, dy datëlindje, një foto në një pasaportë dhe një adresë banimi në Itali, në provincën e Campobasso, rruga Kennedy 2. Aty kishte jetuar në vitin 1997, viti kur kishte shkuar për herë të parë në shtetin fqinj dhe punonte si punëtor krahu. Nga hetimet e Drejtësisë italiane, rezultoi se droga transportohej kryesisht përmes kamionëve nga Shqipëria për në Itali. Kamionët ishin me targa të BE-së dhe ata hynin në kufi me Italinë në pjesën veriore të saj.

Ne nje nga rruget ai bëri edhe gabimin duke treguar pasaportën në mbërritje me anijen në portin e Ankonës. Dje gjykata e shkallës së parë në Durrës e rrëzoi arrestimin e Hatisë duke e konsideruar të paligjshëm ndalimin e tij me qëllim ekstradimin./panorama

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *