Ja kush është ish polici që u vra mbrëmë te Blloku

Identifikohet viktima e atentatit me silenciator në mes të zonës së ish-Bllokut në Tiranë. Ai është një ish-efektiv policie i identifikuar si Ajet Zeqaj.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Nikolla Tupe” tek Njësia 5. Ai është me origjinë nga nga Qesarati i Tepelenës.

Sipas policisë viktima ka rreth 20 ditë që ka ardhur nga Franca.

Detaje të reja janë zbardhur më pas nga krimi i rëndë i ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e ish-bllokut në Tiranë.

“Viktima së bashku me një shok ka qenë në një bilardo lottosport dhe kur ka dalë nga bilardo rreth 5 metra larg është qëlluar me pistoletë.

Shoku i tij është shoqëruar në polici për të sqaruar rrethanat e ngjarjes si dëshmitar okular”, bënë të ditur burime nga policia.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *