Itali/ E përndiqte prej kohësh, gruaja vret shqiptarin

Itali/ E përndiqte prej kohësh, gruaja vret shqiptarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali. Një grua ka vrarë një shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur në Bergamo, Itali. Viktima është një 40-vjeçar shqiptar i cili sipas medieve italiane kishte kërcënuar gruan me thikë, shkruan SYRI.net.

Por kjo e fundit, siç duket kishte mundur që të futej në makinën e saj, duke u nisur dhe goditur shqiptarin. Përplasja ka qenë fatale për të, pasi ka rënë i vdekur në tokë.

Vrasja ka ndodhur në një garazh në qendër të Villogo, provincë e Bergamos.

Nga dëshmia e dhënë, gruaja është shprehur se shqiptari e ndiqte prej kohësh, ndërsa është transportuar për në spital në gjendje shoku.

Category Kronikë

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *