Itali, arrestohet shqiptari i rrezikshëm

Itali, arrestohet shqiptari i rrezikshëm

Një person me pamje të dyshimtë e i veshur keq, i cili vinte rrotull në këmbë në territorin e komunës Fara në Sabina të Italisë ka ngjallur shqetësim te banorët e zonës, të cilët kanë telefonuar policinë.

Pas ndalimit dhe identifikimit të personit pa dokumente, rezultoi që ai ishte shtetas shqiptar, me inicialet Z. J., 34 vjeç dhe me precedentë të shumtë krimesh, shpërndarje droge dhe vjedhje, të kryera në Romë dhe në provincën e Terni.

Verifikimi zbuloi edhe se për të ishte nxjerrë një mandat kërkimi nga Zyra e Emigracionit në Kuesturën e Romës, pasi ishte nën detyrim paraqitjeje por ishte zhdukur pa lënë gjurmë.

Në fund u zbulua edhe se mbi shqiptarin rëndonte një dekret largimi nga vendi, nxjerrë prej thuajse dy vjetësh por i paekzekutuar, deri sa Zyra e Emigracionit e Kuesturës së Rietit e shoqëroi në aeroportin Fiumicino të Romës, ku e hipi në avionin që e solli në Tiranë, vetëm pak orë pasi u vu re duke u vërdallosur në Sabina.