<!--:al-->Ilia Kareli, sot seanca e parë gjyqësore kundër 15 gardianëve<!--:-->

<!--:al-->Ilia Kareli, sot seanca e parë gjyqësore kundër 15 gardianëve<!--:-->

Nga hetimet e deritanishme për vrasjen e shqiptarit Ilia Kareli në burgjet greke, është mësuar se 42-vjeçari u rrah egërsisht nga 4 ish-komando.

Sakaq, sot nis seanca e parë gjyqësore për 15 gardianë të akuzuar për rrahje. Prokurori Gjeorgji Toutonutzi tha se “U bëj thirrje të gjithë të akuzuarve, të kërkoni falje nesër”.

Prokurorët në Selanik thanë se ish-komandot përdorën arte marciale mbi Karelin, kur ai ishte i lidhur pas shpine, ndërsa gardianët “special” u filmuan në korridor, duke përgatitur dhomën e torturës.

Në dëshminë e njërit prej komandove thuhet se “Teksa e godisja, e dallova që ndihej keq. E goditëm të gjithë, por nuk donim ta vrisnim, nuk ishim pa zemër.”

Nga ekspertiza rezultoi se Kareli u qëllua në kafazin e kraharorit që ishte copëtuar, ndërsa u godit në shpinë dhe në thembrat e këmbëve me një kamxhik të improvizuar me një leckë të lagur dhe të lidhur nga të dyja skajet.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *