I përmbyset varka në lumin e Vjosës, mbytet 23-vjeçari

Një tjetër person është mbytur në grykëderdhjen e lumit Vjosë pak pas mesditës së të martës. Policia bën me dije se kanë qenë katër shtetas duke lundruar mbi një varkë me qëllim për të kaluar në anën tjetër të lumit, kur varka është përmbysur.

Tre prej këtyre shtetasve kanë mundur të dalin nga lumi duke notuar, ndërsa njëri prej tyre nuk ka mundur t’ia dalë dhe për pasojë dyshohet të jetë mbytur në ujë, pasi ende nuk është bërë e mundur gjetja e tij.

Personi që dyshohet të jetë mbytur është 23-vjeçari Vasil Kola, me banim në fshatin Poro të Vlorës.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *