I dha gabimisht ilaçe gjumi pacientes 63-vjeçare, farmacistja dërgohet në prokurori

I dha gabimisht ilaçe gjumi pacientes 63-vjeçare, farmacistja dërgohet në prokurori

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Stop” një 36-vjeçare nga Tirana denoncoi një situatë që ishte krijuar me nënën e saj 63-vjeçare, pasi farmacistja i kishte dhënë gabimisht dy ilaçe për gjumë.

Sipas farmacistes, shkak për ngatërresën ishte bërë shkrimi i pakuptueshëm i doktorit që kishte lëshuar recetën.

Për këtë ngjarje, ditën e sotme në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u referuan materialet për farmacisten me inicialet M.N, 27 vjeç.

“Më datë 23.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen M.N vjeç 27, banuese në Tiranë, me profesion farmaciste, pasi më datë 04.02.2018, gabimisht, i ka dhënë jo sipas recetës, medikamente shtetases V.B vjeç 36, banuese në Tiranë. Neni 96 i Kodit Penal”, thuhet në njoftim.

Për shkak të ilaçeve të gabuara, gruaja 63-vjeçare kishte kaluar 10 ditë në gjendje gjumi, dhe nisur nga kjo situatë vajza e saj kishte kontaktuar sërish mjekun, nga ku edhe u konstatua gabimi me ilaçet.