I akuzuar nga imamët, Bruçaj: S’kam lidhje me çështjen

Ka vijuar sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda gjyqi ndaj të akuzuarve të Prokurorisë për nxitje përmes predikimit për kryerje të krimeve terroriste dhe për rekrutim personash, që nisen drejt Sirisë. Seanca ka filluar me dëshminë e kreut të Komitetit të Myslimanëve, Skëndër Bruçaj, i cili është thirrur për të dëshmuar me kërkesë të të pandehurit Orion Reçi, ish-imam i Xhamisë së “Unazës së re”.

Para trupit gjykues, kreu i Myslimanëve ka deklaruar se nuk ka lidhje me çështjen e ngritur.

“Nuk kam lidhje me çështjen e ngritur. I kam dërguar përgjigje Prokurorise për xhamitë jashtë juridiksionit tonë. Kam dhënë informacion pas kërkesës së bërë nga Prokuroria”, ka thënë ai.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *