Hidhet nga kati i tretë, arrin të mbijetojë. Detajet

Hidhet nga kati i tretë, arrin të mbijetojë. Detajet

Një person është hedhur nga një pallat në Shkodër por ka arritur që të shpëtojë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Isuf Sokoli në Shkodër. Ai është hedhur nga kati i tretë por sipas burimeve ka arritur që të shpëtojë.

Po sipas të njëjtave burime ky person vuan me probleme të shëndetiit mendor.

Shtetasi në fjalë ende i paidentifikuar ka dëmtime në kokë dhe është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ku po i jepet ndihma e parë. Në vendngjarje ka mbërritur policia për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 14.06.2018 në orën 17:15, jemi njoftuar se në lagjen “Salo Halili” Shkodër, ka rënë nga lartësia e katit të tretë të një pallati shtetasi K. M. 42 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija, Shkodër, i cili vuan me probleme mendore.

Si pasoje e rënies, ka pësuar dëmtime në pjesën e kokës, ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, dhe grupi hetimor ku po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.