Grabitje në mes të Tiranës, maskat vjedhin supermarketin

Grabitje në mes të Tiranës, maskat vjedhin supermarketin

Një grabitje ka ndodhur këtë të premte në një zonë mjaft të populluar të Tiranës.

3 persona ende të paidentifikuar nga policia kanë grabitur një supermarket në zonën e “Komunës së Parisit”, tek kryqëzimi i rrugës Medar Shtylla me rrugën Prokop. Grabitësit kanë goditur xhamat e supermarketit me mjete të forta si dhe kanë vjedhur kasafortën e dyqanit. Përveç parave në kasafortë, policia sqaron se janë vjedhur dhe sende të tjera të ndryshme.

Informacion paraprak

Më datë 18.05.2018, tek kryqëzimi i rrugës “Medar Shtylla” me rrugën “Prokop Mima”, 3 persona ende të paidentifikuar, kanë thyer xhamat e një supermarketi, ku kanë marrë kasafortën, sende të ndryshme dhe janë larguar me një mjet. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve.