Grabitja në Shkodër, arrestohet edhe nipi i pronares, çfarë thanë në gjyq

Grabitja në Shkodër, arrestohet edhe nipi i pronares, çfarë thanë në gjyq

Gjykata ka dhene masen e sigurise “arrest me burg” per dy autoret e grabitjes ne Shirq te Dajçit ne Shkoder dy dite me pare.

Kristian Marashi dhe Julian Vatnikaj jane lene ne arrest me burg ndersa kane pranuar autoresine e grabitjes.

Policia ka arrestuar edhe nje person te trete, shtetasin Altin Lukaj i cili eshte denoncuar nga i zoti i shtepise duke thene se e ka njohur Altinin.

Altin Lukaj u la ne arrest me burg me afat per 12 dite.

Lukaj eshte nipi i zonjes se shtepise Shaqe Alia. Ky i fundit ka mohuar se ka lidhje me grabitjen.

Mark Alia shtetasi te cilit iu grabit banesa ne fshatin Shirq te njesise Dajç ne Shkoder ka folur pas ngjarjes se ndodhur:

“Dy persona te armatosur kane hyre ne banese. Ishin edhe te maskuar. Fillimisht kane shkeputur sinjalin e alarmit tek dera e oborrit dhe te kamerave.

Me pas kane mbyllur deren e shtepise time. Kane hyre brenda dhe me kane vene litarin ne qafe. Me thanen se po levize te vrasim. Kishin nje hekur ne dore qe e mbanin per te me goditur ne rast se do levizja. Me kane lidhur.

Kane kontrolluar te gjithe shtepine sepse donin para por nuk ka e arritur qe ta hapin kasaforten ne banese. Kane marre dy cifte, makinen dhe nje ore dore. Njerin prej tyre e njoh. Kristjan Marashi bashke me babain kane punuar me perpara ne banesen time dhe e dine sistemin dhe kasaforten.

Babai ka ardhur ne mengjes dhe me ka kerkuar falje duke me thene se Kristjani nuk eshte me djali im. Babain e kam falur ndersa Kristjanin jo. Me kane mbyllur deren e baneses se po te kisha dale do i kisha vrare te dy pa problem fare.

Gruaja ime ka qene ne gjume dhe nuk ka degjuar asgje sepse i kane hedhur nje ilac per gjumin. Une nuk i kam askujt borxh, kemi qene vetem dy te moshuar ne banese. Kur kam dale kam patur nje cifte te fshehur dhe kam qelluar ne ajer njehere, shkruan “Panorama”.

Komshiu doli dhe njoftoi menjehere policine sepse na kishin marre edhe telefonin. Policia erdhi shpejt dhe i falenderoj qe i kane kapur shpejt. Ketu ne zone kane ndodhur shume vjedhje teksa kane marre bageti por edhe sende ne banesa.

Kristian Marashi dhe Julian Vatnikaj emrat e grabitesve qe arrestoi policia ne Tirane.

Ata te pajisur me arme pistolete kane hyre ne banesen dykateshe ku kane marre nje çifte, nje makine tip ML ngjyre e zeze me targe 267 NG dhe nje celular.