Grabitet me armë një taksist, policia vendos shpërblim për gjetjen e autorit

Një taksist është grabitur nën kërcënimin e armës, nga një person që kishte hipur si pasagjer në makinën e tij. Policia e Tiranës ka vendosur edhe një shpërblim prej 200 mijë lekësh të reja, në këmbim të informacioneve të vlefshme.

“Kërkojmë ndihmën e qytetarëve të Tiranës për të vënë para përgjegjësisë shtetasin që është në sedijen e pasme të taksisë. Kemi vënë në dispozicion 200 mijë lekë të rinj për çdo informacion. Qytetarët mund të kontaktojnë në numrin 0694105735. Policia e Tiranës garanton ruajtjen e anonimatit për çdo informacion.”- bën të ditur policia e Tiranës.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *