Grabisnin me armë njerëzit në rrugë, goditet banda kriminale

Finalizohet në Tiranë operacioni “Adoleshentët”, në kuadër të të cilit kanë rënë në pranga 7 persona, për armëmbajtje pa leje. Në pranga kanë rënë shtetasit K.N., 16 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “vjedhje me dhunë”; Agim Mara, 18 vjeç; Ergys Kadeli, 19 vjeç; R. Sh ,15 vjeç; B. L., 16 vjeç; E. Gj,15 vjeç dhe J.B , 16 vjeç.

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi gjatë një hetimi disa mujor nga shërbimet e Komisariatit te Policisë Nr 4 Tiranë, u është dokumentuar me prova ligjore se këta shtetas në bashkëpunim me njeri – tjetrin kryenin vjedhje me dhunë duke përdorur armë zjarri, armë të ftohta dhe dhunë psikologjike.

Më datën 5 mars 2016 rreth orës 01:00, në vendin e quajtur “Rruga e Dibrës “në një bar kafe, shtetasi K.N, nën kërcënimin e armës së zjarrit pistoletë, ka mundur të marrë një shumë prej 700 lekë te reja dhe është larguar. Më datë 6 shkurt 2016 në Allias, Tiranë, këta shtetas i kanë vjedhur telefonin nga dora shtetases S. Ll. Më datë 13 shkurt 2016, shtetasit B. L dhe E. Gj., në rrugën “Arkitekt Kasemi” i kanë marrë nga dora portofolin shtetases Sh. B.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *