Gjyqi ndaj Denis Shtrazës, avokatët kërkojnë tërheqjen e trupës gjykuese

Gjyqi ndaj Denis Shtrazës, avokatët kërkojnë tërheqjen e trupës gjykuese

Avokatët mbrojtës kanë kërkuar tërheqjen e trupës gjykuese në procesin gjyqësor ndaj Denis Shtrazës.

Gjatë seancës së sotme ka dëshmuar polici i parkingut të pikës së bllokimit të mjeteve në Rrashbull, për të cilin ishte thënë se kishte gjetur njolla gjaku në gomën rezervë, por polici e ka hedhur poshtë këtë pretendim, shkruan oranews.

Procesi do të vazhdojë të hënën e javës që vjen do merren në pyetje ekspertët që kanë kryer analizat e ADN-së. Shtraza akuzohet për vrasjen makabre të Gazmend Çollakut në Durrës.