Gjykata lë në burg Ben Çamin, akuzohet për trafik ndërkombëtar droge

Gjykata e Apelit ka lënë vendimin e arrestit me burg për Lutfi Shabanin, i njohur ndryshe si Ben Çami. Ai është nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, së bashku me Eldi Zahirin dhe Janaq Kacelin, pasi dyshohet të jetë përfshirë në trafik ndërkombëtar droge.

Lutfi Shabani iu drejtua Gjykatës së Apelit për të kërkuar ndryshim të masës së sigurisë, “arrest me burg” që u vendos nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Ngarkesa e drogës, që dyshohet se kishte si destinacion Turqinë, u bllokua në një kamion në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Prokuroria dyshon se Ben Cami, një personazh i njohur më herët në botën e narkotrafikut, është pjese e një grupi të njohur që trafikon drogë.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *