Gjykata lë “arrest shtëpie” mësuesin që rrahu nëxënësit

Gjykata e Dibrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj mësuesit Agim Muça që akuzohet se ka dhunuar disa nxënës. Vetë mësuesi nuk ka pranuar para trupit gjykues që të ketë dhunuar nxënësit.

Sipas Gjykatës, “nuk ka prova materiale kundër mësuesit”.
Disa ditë më parë, Agim Muça, mësues në një shkollë 9-vjeçare në Orzhanovë në Dibër, u akuzuar se dhunoi me drutë e sobës së zjarrit 12 nxënësit e tij.

Por sipas mësuesit, këto akuza janë të pavërteta, duke u shprehur se ky është një kurth për ta larguar nga puna.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *