Gjykata jep 3 muaj ulje dënimi për Nazime Vishën

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën për 3 muaj ulje dënimi kërkuar nga 22-vjeçarja Nazime Visha, e fajësuar si autore e vrasjes së Fiqiri Muçës, më 13 gusht 2012, në Kërrabë. Më 25 shkurt 2016, në përfundim të dy seancave të shqyrtimit gjyqësor, gjyqtari Lazer Sallaku ka vlerësuar si të bazuar kërkesën e Vishës.

Kërkesa e të dënuarës është bazuar në të drejtën që i njeh ligji për të kërkuar ulje dënimi deri në masën 90 ditë në vit, të motivuar me sjelljen e mirë në burg. Në raportin e Drejtorisë së Burgut 325, të administruar nga Gjykata, thuhet se e dënuara ka respektuar rregullat e Institucionit dhe nuk ka masa disiplinore. Sipas raportit, Visha ka pasur marrëdhënie shumë të mira me personelin e shërbimit dhe me bashkë-vuajtëset.

Ajo ka mbajtur takime të rregullta me familjen dhe në vijimësi ka shprehur pendim të thellë për të gjitha pasojat e ardhura prej veprimeve të saj. Aktualisht, Vishës i kanë mbetur edhe 3 vjet e 6 muaj nga përfundimi i dënimit. Një tjetër trup gjykues po shqyrton një kërkesë tjetër të saj për përfitim nga amnistia.

Gjykata ka zhvilluar vetëm një seancë të këtij procesi, ku u njoh me pretendimet e Vishës dhe i dha kohë përfaqësuesit të akuzës të paraqesë me shkrim konkluzionet e tij.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *