Gjykata e Lartë rikthen për gjykim ‘Hakmarrjen për Drejtësi’

Gjykata e Lartë ka rikthyer për gjykim dosjen e të ashtuquajturës ‘Hakmarrja për drejtësi’. Me këtë vendim Gjykata e Lartë prish vendimin e mëparshëm që kishte dhënë dënime maksimale për krerët e bandës famëkeqe.

Do të jetë Gjykata e Apelit për Krime të Rënda që do të marrë në shqyrtim dosjen.

Organizata “Hakmarrje për Drejtësi” u shpall publikisht në vitin 1996, por ajo ishte krijuar më parë në 1994 në qytetin e Durrësit. Qëllimi i krijimit të një organizate të tillë ishte destabiliteti i vendit. Dy themeluesit e saj janë vëllezërit Leart Shyti dhe Orik Shyti.

Ndërsa si anëtarë të saj janë: Altin Arapi, Pasho Novruzi, Dritan Hate, Gëzim Gjoni, Gentian Haka, Nikolin Novruzi, Roland Shyti, Kreshnik Spahiu dhe Altin Arapi. Tre të fundit janë të dënuart, të cilët ndodhen jashtë Shqipërisë.
Seanca e parë gjyqësore në ngarkim të pjesëtarëve të organizatës “Hakmarrja për Drejtësi” filloi në 24 dhjetor 1998.

Dhjetë të pandehurit u larguan jashtë shtetit që nga dita që ata u arratisën nga burgjet në vitin 1997. Akuzat e ngritura ndaj kësaj organizate lidhen me ngjarje të rënda si vendosja e bombës tek supermarketi i VEFA pranë 9-¬katësheve; vrasja e ish¬-drejtorit të Burgjeve, Bujar Kaloshi; vjedhje të bankave dhe arkave të shtetit; rrëmbim dhe disa vrasje e tentativa vrasjesh të tjera.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *