Gjobë pleqve për shitjen e prasit. Plas humori në rrjet: “Po bëjmë shtet”

Një furi reagimesh në rrjetet sociale shoqëruan publikimin e fotos së gruas së moshuar, që u gjobit dje nga policia bashkiake në Tiranë.

Reagimi i Erjon Veliajt që njoftoi se do ta paguante vetë gjobën nxiti akoma më shumë përçmimin për alibinë se “Po bëjmë shtet”.

Vështrimi i gruas dhe qëndrimi i saj me duart e lidhura në mes, gati si e prangosur ka qenë një mesazh i fuqishëm.

“Po bëjmë shtet” tashmë duket një sllogan i drejtuar kundër të varfërve, atyre që kryeministri i sheh si “mish për topat” që drejtohen kundër qeverisë.

Përveç irritimit, nuk ka munguar as tallja me kryeministrin Edi Rama.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *