Gjobat ndaj bizneseve, Kushtetuesja kundër qeverisë, hedh poshtë ligjin

Gjykata Kushtetuese ka shpallur të papajtueshëm me Kushtetutën disa nene të ligjit për “Procedurat Tatimore”.

Mësohet se pas kërkesës së depozituar nga Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe të Tregut, Kushtetuesja ka pranuar pjesërisht kërkesën. Ligji kishte të bente me gjoba disa milionëshe per bizneset që shkelin ligjin.

Në njoftimin e publikuar në faqen online të Gjykatës Kushtetuese thuhet se ligji “për disa ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, është shpallur i papajtueshëm me Kushtetutën në disa nene të tij.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese vjen dy muaj pas pezullimit të përkohshëm të ligjit nga kjo gjykatë. Ndryshimet në ligjin për “Procedurat Tatimore” parashikonin gjoba ndaj biznesit, për shkelje administrative, deri në 10 milionë lekë.

Vendimi

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datën 03.03.2016 shqyrtoi çështjen me palë:

Kërkues: Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe të Tregut.

Subjekte të interesuara: Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave.

Objekti: Shfuqizimi i neneve 5, 7, 11, 13, 14, 15, 16, 17, 18, 19 dhe 20 të ligjit nr.99/2015 “Për disa ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Pezullimi i zbatimit të ligjit deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese, pasi analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesja, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, Këshilli i Ministrave, bazuar në nenet 131/a dhe 134/f të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,

VENDOSI:

– Pranimin pjesërisht të kërkesës.
– Shfuqizimin e neneve 5, 14, 15, 16/4, 17/1, 17/2, 18/ 2 dhe 20 të ligjit nr.99/2015 “Për disa ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *