Gjirokastër, udhëtonte me 10 kg hashash në makinë, arrestohet 30 vjeçari

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 30-vjeçar, pasi iu gjet një sasi heroine dhe kanabis sattiva.

Mësohet se Ervis Canka, banues në Përmet gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e tij tip ‘Benz’ u gjetën dhe sekuestruan 5 kg e 150 gr heroinë, 10 kg hashash si dhe 6 aparate celularë.

Në kuadër të operacionit antidrogë i koduar “Stafeta”, në rrugë operative u mësua se në automjetin me targa AA 828 NC transportohej drogë, ndërsa u grit dhe një Pikë Kontrolli në aksin rrugor Tepelenë -Përmet në vendin e quajtur “Ura e Leklit”.

Nga kontrolli i automjetit rezultoi se në pjesën e pasme kishte në një hapësirë midis sediljes së pasme dhe bagazhit, brenda së cilës u konstatuan 10 pako me lëndë narkotike të dyshuar Heroinë të mbështjella me natriban me peshë totale 5 kg e 150 gr , si dhe 10 pako lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva të mbështjella me natriban me peshë totale 10 kg. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *