Gjirokastër, sherr mes të rinjve, një i vrarë dhe një i plagosur

Dy djemtë e një oficeri policie në Gjirokastër kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy të rinjve të tjerë, ku si pasojë njëri ka humbur jetën e një tjetër ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtëpëz, ku fillimisht të rinjtë janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
I riu që ka humbur jetën, dhe personi tjetër i plagosur, mësohet se janë nipat e gruas së Dasho Alikos, ish-kryetarit të komunës së Lazaratit.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorëve të ngjarjes.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *