Gjendet automjeti i përdorur në masakrën e Elbasanit

Është gjetur nga policia automjeti që u përdor në masakrën e Elbasanit ku humbën jetën tre persona dhe u plagosën 8 të tjerë, ngjarje e ndoshur një muaj më parë. Pas disa versioneve të përfolura për modelin e makinës, automjeti është një “Benz C-Class” me targa të huaja. Nuk jepen detaje për vendin ku është gjetur dhe se në pronësi të cilit shtetas figuron.

Kamerat e jashtme nuk kanë kapur elemente identifikuese të qarta të autorëve të masakrës për shkak të errësirës, kurse pajisja që mban filmimet e kamerës së brendshme të lokalit u shkatërrua për shkak të breshërisë. Personat e plagosur nuk kanë dhënë asnjë informacion për sa i përket identikitit të autorëve. Ata thonë se u shtrinë përtokë për të shpëtuar pasi u kapën në befasi. Po kështu, edhe armët e krimit që autorët kishin hedhur para lokalit ku bënë masakrën, nuk kanë shenja gishtash.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *