Gardiani i Burgut 313 përdorej si korrier i kanabisit

Polici i burgjeve Elton Lala i arrestuar tri ditë më parë me 8.6 kilogramë drogë në makinë nga policia gjatë një operacioni antidrogë, dyshohet se luante rolin e korrierit.

Polici i Burgut 313, Elton Lala, 29 vjeç, u arrestua bashkë me shtetasin Shkëlzen Duçka, kur po tentonin të transportonin 8.6 kg hashash në drejtim të Elbasanit. Mësohet se gardiani e ka hedhur poshtë akuzën dhe nuk ka pranuar asnjë dijeni në lidhje me drogën.

Sipas tij ai ndodhej në makinë vetëm si pasojë të lidhjeve shoqërore dhe njohjeve personale me Duçkën. Nga ana tjetër, burimet e hetimit kanë pohuar se kishin më se 20 ditë që ishin vënë në ndjekje të policit të burgjeve dhe grupit të tij, pas informacioneve që kishin marrë në lidhje me lëvizjen e drogës.

Në momentin e arrestimit ka qenë vetë Elton Lala u është drejtuar oficerëve të Antidrogës, duke u thënë: “Jam polic edhe unë. Kam pistoletë”.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga agjentët e Antidrogës i është gjetur e bllokuar pistoleta tip “TT” dhe dokumentin që vërtetonte se ai ishte punonjës i Drejtorisë së Burgjeve. Referuar hetimeve të Policisë, mësohet se gardiani 29-vjeçar ishte implikuar për herë të parë në transportimin e lëndës narkotike.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *