Fier, përplasen dy makina, vdes një person

Përgjaken sërish rrugët e vendit. Dy automjete janë përplasur në një rrugë në zonën e quajtur “Baltëz” në Fier ku për pasojë ka mbetur i vdekur një person.

Sipas të dhënave të para, bëhet e ditur se, në këtë aksident janë përfshirë dy automjete dhe nga përplasja e fortë ka humbur jetën Sherif Biba.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për këtë aksident, ku dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën ka qenë duke udhëtuar automjeti si dhe reshjet e dendura të shiut.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *