Fier, nëndrejtoresha e shkollës dhunon drejtoreshën
Dhunon drejtoreshën e shkollës, nisin hetimet për shtetasin J.M., 34 vjeçe, banuese në lagjen “Kastrioti”, Fier. Burime nga policie bëjnë me dije se 34-vjeçarja, ishte nëndrejtoreshë e shkollës së Mesme Profesionale “Petro Sota”, Fier.
Një ditë më parë ajo është konfliktuar me shtetasen K.N., 36-vjeçe, me detyre Drejtoreshë e kësaj shkolle. Konflikti mes dy grave mësohet të ketë qenë për shkaqe banale. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.