Fier, mjeku dhe infermieri qëllohen me grushte nga disa të dehur

Një mjek i urgjencës dhe një infermier janë goditur me grushte nga disa persona të dehur në ambientet e spitalit rajonal të Fierit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës pas një konflikti mes personave të dehur dhe mjekëve. Sipas policisë mjekët janë goditur me grushte në kohën që ata ishin në shërbim.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje menjëherë pasi janë njoftuar nga mjeku dhe infermieri. Policia ka shoqëruar 3 persona, të cilët ishin në gjendje të dehur.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *