Fier, digjen dy banesa nga një shkëndijë elektrike

Në fshatin Mbrostar Ura në Fier, dy banesa janë përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm. Mësohet se dy banesat, në pronësi të Kadri dhe Sokol Lipës kanë qenë shumë pranë njëra-tjetrës, gjë që solli dhe djegien e tyre.

Burime nga policia e Fierit bënë me dije se nga zjarri nuk ka pasur të lënduar, por fatmirësisht vetëm dëme materiale. Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *