FBI arreston lobisitin amerikan të Koço Kokëdhimës

Në kuadër të fushatës për legalizimin e hashashit, Koço Kokëdhima ka prezantuar Cary Lee Peterson, si senator amerikan dhe personalitet i lartë i OKB. Cary Lee Peterson, aleati i Koço Kokëdhimës për legalizimin e hashashit, rezulton një mashtrues klasik dhe më damkë botërore.

Njeriu që është prezantuar dhe reklamuar nga Kokëdhima si personalitet i lartë i OKB dhe senator amerikan, është arrestuar nga FBI në SHBA, për mashtrime në mbarë botën, nën maskën e një OJQ. Me vetëdije ose jo, pre e këtij personazhi të çuditshëm ka rënë edhe superdeputeti shqiptar, Koço Kokëdhima.

Lobisti i Kokëdhimës është prangosur në datën 13 Mars në SHBA. 36-vjeçari që luante rolin lobistit dhe pretendonte se kishte ndikim dhe lidhje në Uashington, është hetuar nga FBI, ndërsa ka rezultuar një mashtrues. Cary Lee Peterson tashmë akuzohet për mashtrim dhe vjedhje.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *