Familjarët japin dëshmi kontradiktore, dyshohet se e kanë vrarë ata 54 vjeçarin

Vrasja në Manëz të Durrësit dyshohet të jetë shkak i konflikteve brenda familjes. Dyshimet e para lindën nga dëshmitë kontradiktore të dhëna nga familjarët në polici.

Burime policore bëjnë me dije se pas krimit policia ka shoqëruar familjarët e viktimës Mirosh Djaloshi, për t’i marrë në pyetje.

Ata nuk kanë qenë të qartë në ato që kanë deklaruar, duke dhënë versione kontradiktore, çfarë e ka bërë policinë të dyshojë për ngjarjen.

Një nga pistat që po hetohen janë konfliktet brenda familjes. 54-vjeçari u gjet i pajetë në oborrin e banesës, me plagë në kokë, si pasojë e goditjeve me sende të forta.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *