Falsifikonte dollarë, arrestohet 44-vjeçari nga Elbasani

Falsifikonte dollarë, arrestohet 44-vjeçari nga Elbasani

Arrestohet nga policia nje 44 vjecar ne Elbasan pasi iu sekuestrua nje sasi e madhe dollaresh te falsifikuar. Policia e Elbasanit ben me dije se ka arrestuar shtetasin Taulant Dubali, 44 vjeç, ne kuader te operacioni i koduar “START 2018”.

Njoftimi i policise

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale Task Forcë Speciale Qëndrore dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan finalizuan operacionin policor të koduar “START 2018”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Taulant Dubali, 44 vjeç banues në Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi i’u gjetën dhe sekuestruan 20.700 dollarë, prerje 100 (njëqindëshe) të dyshuara si të falsifikuara.

Operacioni dhe hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale si dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” parashikuar nga neni 183/2 i Kodit Penal.