Eshtrat që u gjetën në Pogradec i përkasin një të pushkatuari në komunizëm

Eshtrat të cilat u gjetën të enjten në Pogradec dyshohet se i përkasin një personi, i cili është pushkatuar në kohën e komunizmit. Ky është konstatimi i policisë, sipas së cilës thuhet se eshtrat janë të vjetra dhe zona ku janë gjetur ka shërbyer vite më parë si vend ku kryheshin ekzekutimet e kohës së komunizmit.

Sipas të dhënave mendohet që aty të ketë edhe shumë eshtra të tjera pasi mendohet që aty të jenë vrarë pa gjyq shumë persona nga të gjitha zonat e Shqipërisë, megjithëse thuhet se zona e pushkatimit ka qenë pak më lart se rruga, por erozioni apo ujërat nëntokësore kanë bërë edhe zhvendosjen e eshtrave të personave të vrarë në një zonë më të ulët.

Eshtrat u gjetën paraditen e së premtes në hyrje të qytetit të Pogradecit, te zona e lumit të Terhanit nga punëtorët e firmës që merren me punimet e ndërtimit të rrugës.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *