Elbasan, mbajti peng dy persona, arrestohet 44-vjeçari

Pasi ka mbajtur peng dy persona për rreth 4 orë, një 44-vjeçar nga Elbasani është vënë në pranga.

Ali Bardhi akuzohet për heqje të paligjshme të lirisë, pasi dyshohet të ketë mbajtur peng shtetasit A.Ç, 21 vjeç, dhe shtetasin E.H, 16 vjeç, të dy banues në fshatin Godolesh Elbasan, me pretendimin se pasi janë futur në ullishten në pronësi të tij, ia kanë dëmtuar.

Më pas dy shtetasit A.Ç dhe E.H, janë lënë të lirë nga shtetasi Ali Bardhi, pasi është paguar me një sasi prej 5000 lekë (të reja) nga familjarët e dy shtetasve.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *